Gati plani për qeverisje, Biden dhe ekipi i tij bëjnë me dije prioritetet
Menaxhimi i situatës nga pandemia COVID-19 pritet të jetë një nga përparësitë dhe detyrat e para të presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden.
Duke bërë me dije hapat e parë të tranzicionit, ekipi i tij ka bërë me dije se do të kërkohen më shumë testime për COVID-19 dhe amerikanëve do t’u kërkohet të mbajnë maska.
Ekonomia çështjet racore dhe klima pritet të jenë të tjera prioritete. Madje ai ka krijuar edhe një website tranzicioni me katër prioritetet të quajtur në ditën e parë
Sipas mediave amerikane, presidenti i zgjedhur do të lëshojë disa urdhra ekzekutivë – për qeverinë federale që nuk kërkojnë miratimin e kongresit – që synojnë përmbysjen e politikave të diskutueshme të Trump, sikundër janë:
Biden do të bashkohet me marrëveshjen e Parisit për klimën
Ai do të ndryshojë vendimin për t’u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Do t’i japë fund ndalimit të udhëtimit për qytetarë nga shtatë vende kryesisht myslimane
Do të rivendosë një politikë të epokës së Obamës për dhënien e statusit të imigracionit migrantëve pa dokumente që hynë në SHBA. si fëmijë
Në fjalimin e tij të parë si president i zgjedhur Biden tha se ishte “koha për të shëruar” SHBA dhe u zotua bashkojë vendin.
Në SHBA ka një periudhë tranzicioni midis zgjedhjeve dhe inaugurimit të një presidenti të ri ceremoni qe zhvillohet ne janar në mënyrë që administrata e ardhshme të mund të përgatisë një qeveri të re.
Nga ana tjetër, Presidenti aktual Donald Trump i cili e kaloi fundjavën duke luajtur golf është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë dhe ende nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve madje duke u shprehur se do të kërkojë numërim votash në disa shtete kryesore.
(Kosova Sot Online)