Thaçi: I kam dëgjuar akuzat dhe i hedh poshtë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke u paraqitur për herë të parë para Gjykatës Speciale.
Kur gjykatësi e ka pyetur nëse i ka kuptuar akuzat, ish-shefi politik i UÇK-së është përgjigjur duke deklaruar pafajësinë.
“I kam dëgjuar, lexuar dhe i hedh poshtë”, ka deklaruar Thaçi.
Një sekretar i Speciales i ka lexuar akuzat e rënda ndaj Thaçit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjykatësi Nicolas Guillou i ka thënë Thaçit paraprakisht se sot s’është koha që t’i kontestojë akuzat ndaj tij.
(Kosova Sot Online)