Reagon Xhavit Haliti: S’kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale

  • E. /
  • 09 November 2020 - 21:29
Reagon Xhavit Haliti: S’kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti ka reaguar pas raportimeve në media se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në Facebook, Haliti tha se nuk ka pranuar një ftesë të tillë.

“Nuk është e çuditshme se si gëzohen smirëzinjtë. Por, fatkeqësisht dua t’i mërzisë ata, që të gjithë zëdhënësitë e Radio Moskës e të Sputnikut, ndërsa t’i gëzoj miqtë e mi, që u shqetësuan me lajmin e lajmëtarëve të Radio Moskës e Radio Serbisë. Po ju njoftoj që as s’kam marrë ftesë dhe as s’më kanë ftuar me telefon”, ka shkruar Haliti.

Haliti, ka thënë se pret të intevistohet nga Gjykata Speciale.

Në një intervistë për Abcnews, ku ka folur edhe rreth arrestimeve të liderëve të Kosovës, ai thotë se Ahmet Krasniqit nuk është përfshirë në vrasjet që kanë ndodhur në Tiranë në vitin 1998 në Tiranë, sakaq shton se i ka kërkuar prokurorisë së Shqipërisë në vitin 2014 të hapë hetimet.

“Unë në vitin 2014 kam bërë një kërkesë në prokurorinë e shtetit në Shqipëri që të fillojnë hetimet dhe të hetohem edhe unë për shkak se ka pasur opinione në media. Ahmetin e kam pasur mik dhe kemi pasur një bashkëpunim prej ditës së parë që ka ardhur në Shqipëri.  Argumentet janë aq kokëforta, nuk kam asnjë lidhje, akuzat janë bërë më shumë politike dhe unë jam i gatshëm që të përballem me organet e drejtësisë dhe jo me media që spekulojnë” deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)