![Vjosa Osmani ndan 'Dekorata Presidenciale'](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/15/200x200_vjosa-osmanii-600x3601723718681.png)
Pas dorëheqjes së dhëndrit të Erdoganit lira turke shënon ngritje
![Pas dorëheqjes së dhëndrit të Erdoganit lira turke shënon ngritje](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/10/auto_auto_isci-issizlik-fonundaki-parasini-istedi_1463237_720_4001441377052-780x439-587x330-11604990946.jpg)
Monedha turke lira shënoi ngritje të vlerës së saj, pasi dhëndri i presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan dha dorëheqjen si ministër i Financave.
Ekonomistët thanë se dorëheqja e Berat Albayrak – burrit të vajzës së madhe të Erdoganit, Esra – dhe Murat Uysal, kreut të Bankës Qendrore, gjatë fundjavës, janë sinjal se Turqia po pranon gabimet e politikës financiare dhe po përgatitet të rrisë normat e interesit, raporton AFP.
Monedha turke ka humbur gati një të tretën e vlerës së saj ndaj dollarit këtë vit dhe kishte performansën më të keqe në botë muajin e kaluar. Deri më tani autoritetet kanë refuzuar të ngrisin normat e interesit.
Analistët dhe mediat turke spekuluan se dorëheqja e Albayrak u nxit nga kundërshtimi i tij ndaj emërimit të ish-ministrit të financave, Naci Agbal, të shtunën si kreu i ri i Bankës Qendrore.
Dhëndri i Erdoganit, Berat Albayrak, është konsideruar si person me ndikim. 42-vjeçari e ka shoqëruar shpesh Erdoganin në udhëtime të huaja dhe ka marrë pjesë në takimet me udhëheqësit botërorë.
Agjencia Reuters raportoi se Erdogan e ka pranuar dorëheqjen e Albayrak.
(Kosova Sot Online)