Ish-kryenegociatori palestinez vdes nga COVID-19 , Palestina shpall tri ditë zie

  • G.g /
  • 10 November 2020 - 12:23
Ish-kryenegociatori palestinez vdes nga COVID-19 , Palestina shpall tri ditë zie

Një nga figurat kryesore palestineze, Saeb Erekat, ka vdekur nga koronavirusi. Ai vdiq në qendrën mjekësore “Hadassah” në Jerusalem.

Erekat ishte sekretar i përgjithshëm i Organizatës Palestineze për Çlirim dhe këshilltar i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, shkruan BBC.

Autoritetet i shpallën tri ditë zie për burrin që i udhëhoqi bisedimet e paqes me Izraelin për dy dekada e gjysmë.

Ai dha ndihmë gjatë negociatave për Akordin e Oslos më 1993, me të cilin u krijua Autoriteti Palestinez dhe i cili u dha palestinezëve vetëqeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës për herë të parë që nga okupimi izraeli më 1967.

Presidenti palestinez për vdekjen e Erekatit tha: “Vdekja e vëllait dhe mikut tonë të dallur, luftëtarit të madh, Dr. Saeb Erekat, paraqet një humbje të madhe për Palestinën dhe njerëzit tanë”.

Më 8 tetor, Erekat njoftoi se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, por gjendja e tij më vonë u përkeqësua dhe ai u dërgua në një spital izraelit 11 ditë më pas.

Mjekët thanë se trajtimi i tij ishte sfidë e madhe, sepse ai kishte pasur transplant të mushkërive tri vjet më parë dhe kishte sistem të dobësuar imunitar dhe infeksion bakterial, përpos koronavirusit.

(Kosova Sot Online)