Lexoni edhe:
Drecun: Prokuroria Speciale në Hagë është duke u shërbyer me informatat tona
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka përkrahur ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, pas mbajtjes së seancës dëgjimore të Gjykatës Speciale në Hagë.
Lladrovci përmes një postimi në Facebook, tha se edhe vdekjen e ka pritur, por jo këtë ditë.
Drecun: Prokuroria Speciale në Hagë është duke u shërbyer me informatat tona Lexoni edhe:
“Vdekjen e kam prit, por jo këtë ditë. Vdekjen po, e kemi pritur shumë herë, por kurrë turpërimin, vdekjen po, kurrë tërheqjen nga rruga e drejtë, vdekjen po, kurrë heqje dorë nga çlirimi prej okupatorit shekullor.
Sot, ashtu si dje, ishte trishtim të dëgjoheshin të vërtetat e rrotulluara për ndërmarrjen më krenare, më të ndritur e më të suksesshme që nga Skënderbeu e këndej. Kjo ndërmarrje e ndritur, ka tri shkronja, UÇK”, ka shkruar Lladrovci.
Ai i ka thënë këto fjalë për mikun e tij, Kadri Veselin i cili thotë se është themel i UÇK-së.
(Kosova Sot Online)