![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Brenda muzeut të xhihadit që glorifikon fitoren e muxhahedinëve
![Brenda muzeut të xhihadit që glorifikon fitoren e muxhahedinëve](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/11/auto_m31605078882.jpg)
Muzeu i Xhihadit ndodhet në qytetin e Heratit në Afganistan, buzë një kodre, i rrethuar me trëndafila që lulëzojnë dhe shfaq reliket e luftës kundër ish Bashkimit Sovjetik, e cila mori mijëra jetë njerëzish vetëm në këtë qytet.
Një avion luftarak MiG dhe një helikopter të kapur nga armiku janë parkuar në një lëndinë para ndërtesës rrethore, e cila është e mbuluar me pllaka ku shkruhen emrat e atyre që vdiqën në luftë.
Në qendër të saj është rikrijuar një skenë nga beteja e ‘xhihadit’, ose luftës së shenjtë anti-Sovjetike.
Ajo është ndërtuar në një sfond të pikturuar që siguron një iluzion tre-dimensional, kështu që urat, rrugët, avionët dhe helikopterët projektojnë në distancë.
(Kosova Sot Online)