
Ky është parashikimi i moti për sot dhe nesër në Kosovë

Në vendin tonë do të vazhdoj të mbizotëroj edhe sot e nesër mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), mëngjesi nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull të radiacionit kjo për shkak të kthjellimeve dhe rënies së temperaturave minimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.
(Kosova Sot Online)