Rexhep Selimi deklarohet i pafajshëm, gjykatësi i thotë të jetë më i qartë
Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ai tha se ka pasur kohë që ta lexojë e analizojë aktakuzën dhe se ndihet i pafajshëm.
“Po i nderuar kryetar. Unë kam pasur kohë të mjaftueshme që ta shoh aktakuzën dhe më lejoni që sot këtu të deklaroj se ndihem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë Selimi.
Gjykatësi i kërkoi fjali më të qartë, pasi fjala “ndihet” nuk është e duhura për ta deklaruar pafajësinë.
Unë zakonisht i deklaroj ato që i ndjej, por po e përsëris. Unë deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, theksoi Selimi.
(Kosova Sot Online)