![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Doktorët në Japoni paralajmërojnë valën e tretë të COVID-19
![Doktorët në Japoni paralajmërojnë valën e tretë të COVID-19](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/12/auto_COVID-19-1-11605172512.jpg)
Kryetari i Shoqatës së Doktorëve të Japonisë, Toshio Nakagawa, ka paralajmëruar se rritja e numrit të fundit të infeksioneve “konsiderohet si vala e tretë” e përballjes me COVID-19.
Ai ka thirrur qeverinë që të bëjë hapa të mëtejmë në parandalimin e përhapjes së virusit, shkruan CNN.
Ministria e Shëndetësisë së Japonisë ka njoftuar për një mijë e 546 raste të reja gjatë së mërkurës me dhjetë raste të vdekjes. Ky është numri më i lartë i të infektuarve në Japoni që prej 7 gushtit që llogaritet si piku i valës së dytë.
Japonia deri tash ka raportuar 112 mijë e 423 raste me një mijë e 864 vdekje.
(Kosova Sot Online)