Rusia e nënshkroi, Turqia kërcen nga korrneri: Armenia do të pagujë çmim nëse e shkel marrëveshjen

  • G.g /
  • 12 November 2020 - 12:09
Rusia e nënshkroi, Turqia kërcen nga korrneri: Armenia do të pagujë çmim nëse e shkel marrëveshjen

Pas ndërjmetësimit të Rusisë dhe dërgimit të trupave paqeruajtëse ruse në Nagorno-Karabak, me ç’rast u arrit marrëveshja për paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Turqia prapë nuk është duruar pa ndërhyrë. Ky shtet e kërcënoi Armeninë se do të paguajë çmim në rast se e shkel marrëveshjen, të cilën Turqia fare nuk dha kontribut.

“Ato (forcat armene) ose duhet të largohen vullnetarisht nga territori duke e respektuar marrëveshjen, ose ushtria heroike azere do t’i kthejë ato toka siç ka bërë deri më tani. Nuk ka zgjidhje tjetër”, tha kryediplomati turk, Mevlut Cavusoglu, gjatë një konference për gazetarë në Baku të Azerbajxhanit.

“Azerbajxhani nuk donte të derdhte gjak dhe ishte shumë i durueshëm që ta zgjidhte konfliktin në paqe. Pas kësaj, zgjedhja i përket Armenisë”, shtoi ai.

Sipas kryediplomatit turk, konflikti në Nagorno-Karabak mund të zgjidhet vetëm duke ia dorëzuar Azerbajxhanit të gjitha tokat e pushtuara, duke shtuar se puna për caktimin e statusit të rajonit të kontestuar do të vazhdojë.

Ai e kritikoi edhe Francën, e cila është pjesë e Grupit të Minskut, që ishte krijuar nga OSBE-ja me qëllim të zgjidhjes së konfliktit e ku bëjnë pjesë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

“Treshja e Minskut duhet të marrë mësim nga ky proces, sidomos Franca. Po jepen deklarata të njëanshme edhe pas armëpushimit”, tha Cavusoglu.

(Kosova Sot Online)