Ambasadori gjerman përgëzon arritjen e marrëveshjes për rehabilitimin e rrugëve në Deçan
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar marrëveshjen për shtrimin e rrugëve në Deçan, duke e cilësuar si fitore për të gjitha palët.
Ai, përmes një postimi në ‘Twitter’, ka përuruar të gjitha palët e përfshira në marrëveshje.
“Lajme të mira nga Deçani/Decane! Marrëveshja e shumëpritur është një fitore për të gjithë! Urime për të gjithë palët e përfshira”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Këshilli për Zbatim dhe Monitorim, i cili merret me trashëgiminë kulturore dhe fetare serbe, ka miratuar aranzhimin për rehabilitimin e rrugëve në Komunën e Deçanit, duke respektuar Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (ZVM).
Në një komunikatë të KZM-së, të postuar në faqen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të enjten, bëhet e ditur se aranzhimi përfshin zhvillimin e njëkohshëm të dy rrugëve, asaj ndërkombëtare të bajpasit jashtë kufijve të ZVM-së dhe të një rruge lokale brenda ZVM-së.
“Me këtë synohet nxitja e marrëdhënieve ndër-komunitare përmes mbrojtjes së trashëgimisë kulturore fetare dhe forcimi i zhvillimit ekonomik brenda komunës së Deçanit dhe rajonit. Aranzhimi u lehtësua nga Ambasadori Italian në Kosovë Nicola Orlando, me mbështetjen dhe ekspertizën e siguruar nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi. Anëtarët e KZM-së do ta përcjellin zbatimin e këtij dakordimi me mbështetjen e KFOR-it, duke vepruar brenda mandatit të tij”, thuhet në komunikatë.
(Kosova Sot Online)