
Lexoni edhe:
Ish-komandanti i FSK-së i komenton deklaratat e Vuçiqit: Nuk e rrezikojnë Kosovën
Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovws ka dështuar të hedh në votim rezolutën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila synon të shfuqizojë vendimin për shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion në Policinë e Kosovës.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci tha se kjo pikë do të shqyrtohet në ndonjë nga seancat e radhës, meqë në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm 20 deputetë.
Ish-komandanti i FSK-së i komenton deklaratat e Vuçiqit: Nuk e rrezikojnë Kosovën Lexoni edhe:
“Konstatoj se në sallë janë të pranishëm vetëm 20 deputetë, janë vetëm deputetët e LVV-së. Kështu që kjo rezolutë nuk mund të hidhet në votim. Do të vendoset, si pikë e rendit të ditës në ndonjë nga seancat e radhës”, deklaroi ajo.
Në pikën e tretë të kësaj rezolute të iniciuar nga deputetja nga radhët e VV’së Fatmire Kollcaku-Mullhaxha, thuhet se kuvendi dënon çfarëdo presioni apo ndikimi që ushtrohet mbi punën e policisë dhe sistemit të drejtësisë që kanë për qëllim pengimin e luftimit të korrupsionit.
(Kosova Sot Online)