Lexoni edhe:
Heroi i Koshares operohet sërish për plagët e luftës
Gjermania shënon mbi 22.000 raste të reja me COVID-19
Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 22.461 raste të reja të koronavirusit.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 775.556, shkruan The Guardian.
Heroi i Koshares operohet sërish për plagët e luftësLexoni edhe:
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 178 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 12.378.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.
(Kosova Sot Online )