Lexoni edhe:
Gjermania shënon mbi 22.000 raste të reja me COVID-19
IKSHP: Pakujdesia na dërgon në mbingarkesën e spitaleve dhe shtimin e rasteve fatale
Kosovës dje i janë shtuar 963 raste të reja me COVID-19. Përveç rasteve të reja, janë regjistruar edhe 13 raste të vdekjes nga kjo sëmundje. Pas këtyre shifrave, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dal me një apel për qytetarët. Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP’ja ka thënë se pakujdesia na dërgon shumë shpejt në mbingarkesë të institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale.
Gjermania shënon mbi 22.000 raste të reja me COVID-19Lexoni edhe:
“Pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e Institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale. Asnjë vend në botë nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe infrastrukturë spitalore të përballojë shtimin e rasteve për shkak të pa përgjegjësisë në mos zbatimin e rekomandimeve tashmë të vetme në mbarë botën: MASKA, DISTANCA, HIGJIENA!”, thuhet në postim.
Instituti ka apeluar te qytetarët, institucionet publike e private, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.
“E dijmë se qytetarët kanë nevoja për shërbime të përditshme andaj bëjmë apel t’iu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK në aplikimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit”, thuhet në postimin e IKSHP’së
(Kosova Sot Online )