Vdes një mësues nga koronavirusi në Kosovë

  • G.g /
  • 14 November 2020 - 11:07
Vdes një mësues nga koronavirusi në Kosovë

Mësimdhënësi nga Podujeva, Bedri Raçi ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur u.d i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit Bedri Raçi, i cili nuk arriti t’i mbijetojë përballjes me Covid-19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.
I përjetshëm kujtimi për Bedriun”, ka shkruar Rudari në Facebook.

Kujtojmë se deri më sot numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 798.

https://www.facebook.com/NexhmiRudariRKS/posts/409037503806282

(Kosova Sot Online)