![Iu vazhdohet paraburgimi të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/29/200x200_Drejtesi_polici1701279653.jpg)
Në daljen e parë publike të Trump pas humbjes së zgjedhjeve, gjithë vëmendjen e mori look-u i tij i ri!
![Në daljen e parë publike të Trump pas humbjes së zgjedhjeve, gjithë vëmendjen e mori look-u i tij i ri!](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/14/auto_Virus_Outbreak_Trump_21271-11605349015.jpg)
Donald Trump të premten mori më shumë vëmendje në mediat sociale për ngjyrën e flokëve të tij – një ngjyrë midis grisë dhe të bardhës – sesa për deklaratat e tij të fundit për vaksinën e koronavirusit.
Në daljen e tij të parë publike që nga zgjedhjet presidenciale që u fituan nga Joe Biden, ish-presidenti i SHBA nuk është shfaqur bjond me ngjyrën e tij të zakonshme, por nuanca e flokëve të tij tashmë është gri.
Trump, duke folur për vaksinën e koronavirusit nuk tha asgjë rreth look-ut të ri, ngjyrë të cilin e kemi parë edhe më parë – por përdoruesit e mediave sociale u treguan të shpejtë për të komentuar pamjen e tij të re.
Shumë përdorues të Twitter shpërthyen me statuse ironike, duke shkruar se stresi pas humbjes së zgjedhjeve është i dukshëm edhe në ngjyrën e flokëve të tij.
Gjatë deklaratës së të tij të premten, Trump nuk përsëriti pretendimet e tij se në fakt ai i fitoi zgjedhjet, jo Bideni, por ngriti dyshime nëse një administratë tjetër do të menaxhonte pandeminë, duke përfshirë çdo mbyllje të mëtejshme.
Shikoni disa nga statuset në Twitter mbi look-un e Trump.
Is it me or has Trumpës hair gone from blonde to grey this week? Sad. pic.twitter.com/8odV2CKji2
— Ms Klos is a do-gooder ë (@mariaklosgibson) November 13, 2020
(Kosova Sot Online)