765 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna të Kosovës
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 765 raste të reja me koronavirus si dhe janë regjistruar 11 vdekje.
IKSHPK-ja ka publikuar komunat nëpër të cilat janë regjistruar të infektuarit, ku numri më i madh u shënua në Prishtinë, me 290 raste.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 290 raste, Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
(Kosova Sot Online)