Kapen në aeroport një mashkull dhe dy femra nga Turqia tentuan të hyjnë ilegalisht në Kosovë

  • G.g /
  • 16 November 2020 - 11:24
Kapen në aeroport një mashkull dhe dy femra nga Turqia tentuan të hyjnë ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një mashkull dhe dy femra, të gjithë shtetas të Turqisë, pasi kanë tentuar të hyjnë në Kosovë me dokumente të falsifikuara.

Dokumentet e falsifikuara i kanë prezantuar në aeroportin “Adem Jashari”, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DOKUMENT I FALSIFIKUAR/ ANP ‘Adem Jashari’ 15.11.2020-10:30. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti ka prezantuar dokumentin leje qëndrimi të shtetit Gjerman, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë të shpejtë.

ANP Adem Jashari 15.11.2020-10:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Turqisë pasi që e njëjta ka prezantuar dokumentin leje qëndrimi të shtetit Gjerman, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë të shpejtë.

ANP Adem Jashari 15.11.2020-10:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase Turqisë, pasi që e njëjta ka prezantuar dokumentin leje qëndrimi të shtetit Gjerman, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë të shpejtë. 

(Kosova Sot Online)