![Haradinaj: S’jam i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/28/200x200_Ramush-Haradinaj-30-08-2022-dp-71692174942-600x360_11724839239.webp)
“Ma mirë me vdek prej Covidi, se prej Devollit”, protestohet para Qeverisë
![“Ma mirë me vdek prej Covidi, se prej Devollit”, protestohet para Qeverisë](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/16/auto_a11605530315.jpg)
Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës lidhur me bllokimin e llogarive bankare dhe zhvatjes së Postë Telekomit të Kosovës, siç thonë ata.
Lami Balaj nga Federata e Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës tha se vazhdimisht kanë bërë denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë.
Madje sipas tij denoncime këto që i kanë bërë në Prokurorinë e Shtetit dhe përmes medieve.
Sipas tij, kompania Dardafon, ish-Zmobile, i ka shkaktuar humbje Telekomit mbi 200 milionë euro.
“Me datën 26 tetor për herën e dytë, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare”.
“Bllokimi i dytë brenda 3 muajve dhe tërheqja e mjeteve financiare, ka rrezikuar operimin e kompanisë dhe mirëqenien e punëtoreve”.
Ia ka shtuar se po rrezikohen mbi 1 milion konsumatorë të Telekomit dhe pagat e punëtoreve.
(Kosova Sot Online)