ShSKUK nesër hap konkurs për specialistët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se SHSKUK nësër do ta hap konkursin për mjekët e pa punë.
“Nga sot asnjë mjek e asnjë specialist nuk do të mbetet i pa punë. Specialistët do të punësohen në institucionet publike shëndetësore”, ka thënë Zemaj në një konferencë për media.
Ai tha se armatës së mjekëve po i shtohet profesionalizmi dhe përkrahja, duke theksuar se së fundmi Kosovës i janë shtuar edhe 1,500 specialistë të rinj.
“Nuk ka asnjë mjekë e specialist që do të mbetet pa punë, të gjithë mjekët specialistë do të jenë të punësuar”, tha ai tutje.
(Kosova Sot Online)