E rrallë: 29-vjeçarja lind trinjakë identikë
Allana Allard, 29-vjeç dhe bashkëshorti i saj Tim 31 vjeç, ishin shumë të lumtur kur mësuan se do të bëheshin prindër.
Çifti nga New South Wales, Australi, ishte shumë i entuziazmuar me lajmin, por ajo çfarë i habiti edhe më shumë ishte vizita e parë në spital, ku në ultrazërin e parë kishte 3 zemra që rrihnin.
Ata nuk kishin ndonjë histori në familjet e tyre me lindje të shumfishta dhe ishin shumë të habitur me lajmin se familja e tyre do të rritej me 3, vetëm nga shtatzënia e parë.
Foshnjet lindën në Maj të vitit 2020 dhe ishin tre djem identikë. Ata i quajtën Jaxon, Zac dhe Zavier
Trinjakët qëndruan 3 javë në spital para se të vinin në shtëpi. Djemtë lindën në mënyrë cezariane, në javën e 33-të, me peshë 1.9 kg, 2 kg dhe 2.3 kg.
(Kosova Sot Online)