Lexoni edhe:
Kosova akoma larg ndërtimit të shtetit të së drejtës, qytetarët pa perspektivë largohen nga vendi si pasojë e krimit të organizuar
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ka nënshkruar gjatë ditës së sotme tri plane strategjike e që dalin nga plani i veprimit të Strategjisë Sektoriale 2017-2020.
Bëhet fjalë për “Plani Strategjik për Promovim dhe Edukim Shëndetësor 2021, Plani Strategjik për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndetit riprodhues 2021 dhe Plani i veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore”.
Njoftimi i plotë i Zemajt:
Kam nënshkruar sot tre Plane Strategjike që dalin nga Plani i veprimit të Strategjisë Sektoriale 2017-2021
1. Plani Strategjik për Promovim dhe Edukim Shëndetësor 2021
2. Plani Strategjik për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndetit riprodhues 2021 dhe
3. Plani i veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore.
Këto plane strategjike janë hartuar nga profesionistët shëndetësor të lëmive gjegjëse dhe kanë për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme, ruajtjen dhe përparimin e shëndetit përfshi promovimin dhe edukimin shëndetësor të pacientëve dhe popullatës sonë nga profesionistët e institucioneve tona shëndetësore.
Plani strategjik për shëndetin e nënës, fëmijës dhe shëndetit riprodhues 2021, ka për qëllim sigurimin e shfrytëzimit të ekspertizës në dispozicion, koordinimin e investitorëve në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës, duke përfshi burimet njerëzore, financiare dhe infrastrukturën për të realizuar aktivitete në vazhdimësi, me qëllim të përmirësimit të tregueseve dhe zvogëlimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së nënës dhe fëmijës te ne.
Gjithashtu, sa i përket Planit të veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore, janë të parapara masat dhe aktivitetet që ndërlidhen me parandalimin e infeksioneve spitalore, përfshi mbikëqyrjen e zbatimit të këtij plani me shumë interes për pacientin dhe personelin shëndetësor.
(Kosova Sot Online)