Lexoni edhe:
Rëndohet gjendja, spitalet e Kosovës pa oksigjen të mjaftueshëm
Kosova është shënjestër e vazhdueshme e një vale masive dezinformomi dhe lajmesh të rreme, të nxitura nga aktorë të huaj në përpjekjet për të ndikuar në debatin e brendshëm dhe rajonal, theksoi të hënën ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në konferencën e Koalicionit të Lirisë së Mediave.
“Informacioni i rremë dhe mashtrues, i sponzorizuar nga Rusia dhe Serbia, kryesisht rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe zhvillimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor, po synon të dëmtojë kohezionin etnik dhe është kundërproduktiv ndaj përpjekjeve të SHBA-së dhe BE-së për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka thënë Meliza Haradinaj-Stublla.
Rëndohet gjendja, spitalet e Kosovës pa oksigjen të mjaftueshëm Lexoni edhe:
Ajo ka shtuar se “pandemia COVID-19 ka lejuar më shumë terren dhe hapësirë që ky synim destruktiv të përparojë me një ritëm alarmant”.
Ky ishte takimi i parë në nivel ministror i Koalicionit të Lirisë së Medias, i përbërë nga një grup prej 37 vendesh, në mesin e të cilave Republika e Kosovës, anëtare e saj.
(Kosova Sot Online)