Zeka tha se Prokurorët e Speciales i kanë thënë Azem Sylës mos të largohet nga Kosova, reagon avokati i ish-komandantit

  • E. /
  • 16 November 2020 - 22:50
 Zeka tha se Prokurorët e Speciales i kanë thënë Azem Sylës mos të largohet nga Kosova, reagon avokati i ish-komandantit

Besnik Berisha, avokat i ish-komandantit të UÇK’së Azem Syla ka reaguar ndaj deklaratave të gazetarit Milaim Zeka lidhur me klientin e tij. Zeka tha sonte se ai ka informacione që Sylës i është thënë nga prokurorët e Speciales se nuk duhet të largohet nga Kosova.

“Unë kam deklaruar në bazë të informacioneve të mija dhe ato janë kredibile. Azem Sylës, unë e kam informacionin se prokurorët e Speciales i kanë thënë që këtë javë të mos largohet nga Kosova”, ka thënë Zeka.

Por një gjë e tillë është e pavërtetë sipas avokatit Berisha.

“Me pak fjale, kjo eshte absolutisht e pavertete! Z. Azem Syla nuk ka kontaktuar asnjehere me asnje Prokuror dhe i gjithe komunikimi me Prokuroret e Specializuar deri me tani eshte zhvilluar permes meje si mbrojtes i tij”, thuhet në reagimin e avokatit në Facebook.

“Deri me sot, nuk ka asnje kerkese te tille nga Prokuroret e Specializuar, madje as qe mund te kete kerkese te kesaj natyre sepse liria e levizjes nuk mund te cenohet nga askush, pa nje vendim te Gjykates. Pavaresisht kesaj, nga ajo qe une kam perceptuar me rastin e intervistimit te z. Syla ne Hage si dhe bazuar ne zhvilimet e fundit, gjykoj se nuk ka asnje logjike juridike qe te kete aktakuze nga Dhomat e Specializuara kunder z. Azem Syla”, thuhet tutje në reagim.

(Kosova Sot Online)