Çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • E. /
  • 17 November 2020 - 07:52
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Media ju sjell ngjarjet e datës 17 nëntor 2020.

Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj mban konferencë për media. (Zyrat e degës në Prizren, ora 11:00)

Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu raportojnë ndaras në Komisionin për Qeverisje Lokale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00 dhe ora 13:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton në parim Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare 2019 për Stacionin e Autobusëve Prishtinë, të ftuar, kryesuesi i Bordit dhe kryeshefi ekzekutiv. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 12:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare për gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e COVID-19 nga ana e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, salla e Kuvendit, ora 13:00)

Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës në futboll para ndeshjes me Moldavinë. (Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë, ora 17:00)

Stërvitja e Kombëtares së Kosovës në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë, ora 17:30)

Konferenca për media e Kombëtares së Moldavisë në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë, ora 18:30)

Stërvitja e Kombëtares së Moldavisë në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë, ora 19:00).

(Kosova Sot Online)