Lexoni edhe:
Kryeparlamentarja Osmani: Biden e di të vërtetën, duhet ta presim pozicionin e tij për marrëveshjen me Serbinë
Deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu, ka vazhduar kritikat ndaj Ministres së Financave, Hykmete Bajramit, për angazhimin e “GUARDIA DI FINANZA” për rastin e vjedhjes së dy milionëshit nga Thesari i Shtetit.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Musliu ka thënë se Bajrami po tenton të luaj edhe rolin e prokurorit të shtetit dhe që sipas saj me kërkesën e saj, ajo ka bërë ndërhyrje dhe shkelje ligjore.
Tutje, Musliu ka thënë se me këtë iniciativë, ajo po e rrezikon edhe sigurinë kombëtare.
“Me kete iniciative me apo pa vetëdije, znj. Bajrami eshte duke rrezikuar edhe sigurine kombetare pasi qe ka shpenzime te cilat jane konsideruar si sekrete (gjithnje duke u bazuar ne raporte te auditorit gjeneral) edhe nga shefi i znj. Bajrami z. Isa Mustafa, ne ate kohë KM”, ka shkruar Musliu.
(Kosova Sot Online)