Gjendet e vdekur një javë pasi ishte futur e gjallë në dhe deri në fyt

  • G.g /
  • 17 November 2020 - 12:39
Gjendet e vdekur një javë pasi ishte futur e gjallë në dhe deri në fyt

Policia ruse e ka gjetur trupin e një gruaje që ishte futur për së gjalli në dhe deri në fyt.

Viktima u la të vdiste në mënyrë të tmerrshme para një jave në një pyll afër qytetit të njohur rus, Shën Petërsburg, shkruan Daily Mail.

Zyrtarët policorë thanë se trupin e pajetë të gruas e pa një burrë 36 vjeç që po ecte nëpër mal.

Gruaja e varrosur pjesërisht nuk është identifikuar, ndonëse besohet se ishte rreth 40 vjeçe. Në xhepin e saj i është gjetur një zinxhir ari.

Mediet lokale raportuan se gruaja ishte futur në dhe rreth shtatë ditë më parë dhe besohet të ketë qenë e gjallë në atë kohë.

Autoritetet thanë se gruaja nuk ka pasur mundësi që të dalë nga dheu pa ndihmën e ndonjë personi tjetër. Në trupin e saj janë gjetur disa plagë të vogla dhe trupi është dërguar për autopsi që të zbulohet shkaktari i vdekjes.

Trupi u gjet në periferi të Shën Petërsburgut, afër qytezës Yuntolovo, ku banojnë rreth 10.000 persona. Trupi u gjet vetëm rreth 500 metra larg rrugës kryesore që lidh këto dy qytete.

(Kosova Sot Online)