Paga mesatare në Slloveni afro pesë herë më të madhe se në Kosovë, këta janë sektorët më të paguar
Paga mesatare neto në Slloveni ishte 1,169 euro në shtator dhe paga bruto ishte 1,799 euro.
Shumat e pagës bruto dhe neto të shtatorit janë nominalisht më të ulëta me 0,1 për qind krahasuar me gushtin, njoftoi sot Byroja Sllovene e Statistikave, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.
Pagat në sektorin privat, sipas treguesve të fundit, ranë me 1.3 për qind krahasuar me gushtin, ndërsa pagat në sektorin publik u rritën me 0.3 për qind.
Paga mesatare më e lartë bruto u është paguar punonjësve në sektorin financiar dhe të sigurimeve, në vlerë prej 2,533 euro. Në të njëjtën kohë, pagat bruto ranë më së shumti në sektorët e furnizimit me energji elektrike, gaz dhe avull, me 9 për qind, kryesisht për shkak të pagesave më të ulëta të jashtëzakonshme në shtator.
Rritja më e madhe e pagave, prej 2.9 për qind, u regjistrua në arsim. Në periudhën janar-shtator 2020, paga mesatare mujore në Slloveni u rrit me 5.5 për qind në terma nominalë në nivel vjetor, dhe në terma realë me 5.3 për qind.
Në shumicën e industrive, dhe kryesisht në shëndetin dhe mbrojtjen sociale, pagat regjistruan një rritje prej 12.9 për qind, ndërsa në industrinë e mikpritjes ato ranë me 1.9 për qind.
(Kosova Sot Online)