
Lexoni edhe:
Kollçaku i drejtohet Zemajt: Ti nuk je njohës, ti këqyr kush çka po thotë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot është takuar me ambasadorën Susanne Schütz në Berlin.
Në këtë takim, Haradinaj kërkoi që të finalizohet liberalizimi i vizave për Kosovën.
Kollçaku i drejtohet Zemajt: Ti nuk je njohës, ti këqyr kush çka po thotëLexoni edhe:
“Duke pas parasysh se vendet tona kanë partneritet strategjik dhe marrëdhënie të shkëlqyera, kërkova që Gjermania të shtyej përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën në takimet me shtetet anëtare të BE-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Në këtë takim po ashtu u diskutua për situatën politike në Kosovë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve.
“Gjithashtu folëm për sundimin e ligjit dhe situatën e sigurisë”, shkroi Haradinaj.
Përgjatë kohës sa Haradinaj ishte kryeministër, Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka pasur takime me MPB-në e Kosovës lidhur me liberalizimin e vizave. Kjo gjë ishte vlerësuar pozitivisht nga ish-ambasadori Christian Heldt.
Po ashtu Haradinaj kishte marrë pjesë edhe në Samitin e Berlinit në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë.
(Kosova Sot Online)