Bajram Gecaj në mbrojtje të Ministrit Zemaj: Dentisti Sveçla ishte ‘ekspert i sigurisë’

  • E. /
  • 17 November 2020 - 15:23
Bajram Gecaj në mbrojtje të Ministrit Zemaj: Dentisti Sveçla ishte ‘ekspert i sigurisë’

Zyrtari i LDK-së dhe shefi i kabinetit të ministrit Agim Veliu, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj deputetëve që po e kritikojnë Armend Zemajn për keqmenaxhim të pandemisë dhe po ia përmendin se nuk është profesionist në këtë drejtim.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj ua ka kujtuar deputetëve të VV’së se edhe Xhelal Sveçla është me profesion dentist, por se ka qenë ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Brendshme.

“Nuk je njohës po këqyr çka kush po të thotë”, i thanë popullistët Ministrit Armend Zemaj … thuajse dentisti Sveçla paska qenë “ekspert i fortë” i sigurisë (së dhëmbëve)!”, ka shkruar Gecaj.

(Kosova Sot Online)