![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Reagon Beogradi, kërkon nga ndërkombëtarët shtimin e sigurisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë
![Reagon Beogradi, kërkon nga ndërkombëtarët shtimin e sigurisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/18/auto_liria-ka-emer-e-djegur-600x3601605688117.png)
Nga Beogradi kanë reaguar përsëri për vendosjen e Billbordit “Liria ka emër” afër Gracanicës.
Sipas drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq billbordet me emblemën e UÇK-së të vendosura në Kosovë janë thirrje për dhunë.
Ai shtoi se në këto ditë, kur emocionet në popullatën shqiptare në Kosovë janë rritur për shkak të padive kundër ish-komandantëve të UÇK-së, është e nevojshme të sigurohet një prani e shtuar e sigurisë ndërkombëtare në zonat serbe dhe në jug të Ibrit.
“Procedurat e krimeve të luftës duhet të kryhen pa presion nga publiku për të paragjykuar vendimet, dhe kjo është një parakusht për përparimin në procesin e pajtimit ndëretnik.
Unë paralajmëroj bashkësinë ndërkombëtare se atmosfera në Kosovë është mjaft e tensionuar dhe se është e nevojshme të merren të gjitha masat e nevojshme parandaluese në mënyrë që të shmangen shpërthimet e dhunës ndaj serbëve dhe popullatës tjetër jo-shqiptare – tha Petkovië.
(Kosova Sot Online)