Shpallet konkursi për pranimin e mbi 150 specialistëve të papunë

  • E. /
  • 18 November 2020 - 10:57
Shpallet konkursi për pranimin e mbi 150 specialistëve të papunë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me mbështetje të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ka shpallur konkursin për pranim të specialistëve të papunë.

Procedimi i konkursit është bërë nga dr. Saudin Maliqi, i cili po kryen detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor  Klinik  dhe Universitar të Kosovës.

Publikimi i konkursit është bërë në bazë të kërkesave nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, ndërsa është  marrë për bazë shpërndarja racionale e specialistëve në të gjitha rajonet e Kosovës.

Për herë të parë ShSKUK në konkurs ka përfshirë pranimin e specialistëve për Spitalin e Përgjithshëm në Podujevë. Aplikimi mund të bëhet nga data 18 nëntor 2020 ( e mërkurë) deri me 2 dhjetor 2020.

Konkursin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU. 

(Kosova Sot Online)