![Kurti - opozitës: Hajnat kanë me shku në burg](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/23/200x200_Zgjedhje_20251737615804.jpg)
Vjosa Osmani edhe pse e infektuar me covid-19 nuk ndal angazhimet nga shtëpia
![Vjosa Osmani edhe pse e infektuar me covid-19 nuk ndal angazhimet nga shtëpia](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/18/auto_1200px-Vjosa_Osmani_2020_cropped1605697296.jpg)
Ndonëse me COVID-19, u.d e presidentes dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon punën me agjendën e saj në përpikmëri.
Osmani ishte sot pjesë e eventit virtual me rastin e 20 vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe me rastin e Lansimit të Rrjetit Mesdhetar të Grave Mediatore – Dega në Kosovë.
Ambasadori i Italisë në Kosovë Nicola Orlando tha se përmes kontributit të tyre gratë hapën rrugën drejt barazisë.
“Përmes kontributit të tyre gratë hapën rrugën drejt barazisë. Pjesëmarrja e grave në dialog është strategjia më e zgjuar”, tha ai.
ë Happening NOW! Acting President & Speaker of the Assembly @VjosaOsmaniMP intervenes at the launch of the Kosovo antenna of @MWM_Network.
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) November 18, 2020
"Through their contribution women opened the way to equality. Women participation in dialogue is the smartest strategy."
ë pic.twitter.com/2fgk3YVUeq
(Kosova Sot Online)