Lexoni edhe:
Gazmend Syla sulmon LDK-në: Do të shndërrohen në ministri të plaçkës
Për shkak të një gabimi që bëri laboratori MLS i njohur ndryshe si laboratori i “Devollëve”, reagimet e ashpra shkuan në drejtim të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik.
Një qytetar me iniciale D.R. para dy ditësh bëri një postim në Facebook ku tha se ka pranuar një thirrje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të cilët e kanë pyetur nëse është në gjendje të mirë shëndetësore dy javë pasi kishte rezultuar pozitiv në testin për Covid.
Gazmend Syla sulmon LDK-në: Do të shndërrohen në ministri të plaçkësLexoni edhe:
Por qytetari ua kishte sqaruar se nuk kishte bërë test dhe rrjedhimisht nuk kishte qenë asnjëherë pozitiv. Ndërkaq disa minuta më vonë i kishte ardh një mesazh për t’u ritestuar nga laboratori privat “Medical Laboratory Service”.
Mediat shkruan për këtë rast dhe pati reagime të ashpra në drejtim të Institutit Kombëtar, por në fakt gabimi ishte tek laboratori MLS.
Këta të fundit i kanë dërguar një letër D.R. duke i treguar se gabimi kishte ndodhur më datën 3 nëntor gjatë testimit me barkod ku emri i tij ishte dërguar automatikisht në IKSHPK.
“Të njoftoj që më datën 3.11 kemi funksionalizu leximin e mostrave me barkod dhe gjatë testimeve me barkod dhe ndërhyrje manuale për të krahasu mundësinë e gabimit është bërë një gabim njerëzor. Juve nuk ju ka ardhë as email as nuk jeni ftu në telefon për shkak që nuk është shtyp rezultati, gjithsesi në sistem fatkeqësisht nuk është ndërruar dhe me nxjerrjen e raporteve automatike keni figuruar edhe ju”, është thënë në sqarimin e laboratorit MLS.
Tutje ata kanë deklaruar se do ta njoftojnë Institutin Kombëtar për këtë gabim.
(Kosova Sot Online)