
Lexoni edhe:
Apeli ua vërteton dënimet Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit
Këshilli Federal ka marrë të mërkurën vendime të mëtejshme për të luftuar krizën e Coronës. Fokusi kryesor ishte në rritjen e fondeve për rastet e rënda, kontributet për sportin dhe përdorimin e mbrojtjes civile dhe ushtrisë.
Veç tjerash, u njoftua se Këshilli Federal i ka propozuar parlamentit një ndryshim sa i përket detyrimit për vënien e maskës.
Apeli ua vërteton dënimet Rrahim Hashimit dhe Kadri RexhepitLexoni edhe:
“Këto protesta thjesht nuk sjellin ndonjë mirë. Ne kemi nevojë për disiplinë dhe duhet të përshtatemi”, ka thënë Ministri i Financave Ueli Maurer, derisa ka shtuar se “Ndoshta një gjobë aty-këtu mund të ndihmonte”.
Por baza ligjore për një gjë të tillë duhet të krijohet vetëm me ndryshimin e propozuar të ligjit.
Për shkak të kërkesave të shprehura nga kantonet, Këshilli Federal, dëshiron të adaptojë Aktin e Gjobave të Rendit.
Shkeljet që renditen në Aktin e Epidemive tani do të dënohen me gjobë.
Me fjalë të tjera, policia mund të lëshojë një gjobë në vend, përmes një procedure të thjeshtuar nëse dikush shkel detyrimin e mbajtjes së maskës.
Një gjobë rregullatore mund të arrijë në një maksimum prej 300 frangash me ligj.
(Kosova Sot Online)