Mike Pompeo, zyrtari i parë amerikan që viziton tokat e pushtuara nga Izraeli

  • E. /
  • 19 November 2020 - 15:27
Mike Pompeo, zyrtari i parë amerikan që viziton tokat e pushtuara nga Izraeli

Sekretari në largim i Shtetit, Mike Pompeo, është duke zhvilluar një vizitë të pashembullt në vendbanimet izraelite në Bregun e Pushtuar Perëndimor, duke u bërë zyrtari i parë i lartë i Shteteve të Bashkuara që shkon atje.

Vizita në Psagot vjen një vit pasi Pompeo kishte deklaruar se vendbanimet e ndërtuara nga izraelitët nuk janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, duke e ndryshuar krejtësisht një qëndrim afatgjatë të Shteteve të Bashkuara për këtë çështje.

Pompeo arriti në Izrael të mërkurën në atë që pirtet të jetë vizita e fundit në këtë shtet para se të largohet nga posti i lartë në janar të vitit të ardhshëm.

Të enjten në mëngjes, ai zhvilloi bisedë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem, të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryeqytet të Izraelit, ndryshe nga shumica dërrmuese e shteteve të botës.

Më vonë gjatë ditës, Pompeo pritet që ta vizitojë edhe Rrafshnaltën e Golanit, të cilën Izraeli e kishte pushtuar nga Siria gjatë një lufte në vitet e gjashtëdhjeta.

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vitin e kaluar vendosi që Izraelit t’i njihet zyrtarisht sovraniteti në rrafshnaltën strategjike, shkruan BBC.

(Kosova Sot Online)