Në Greqi mbushen spitalet me pacientë

  • E. /
  • 20 November 2020 - 10:48
 Në Greqi mbushen spitalet me pacientë

Autoritetet në Greqi kanë vendosur që t’i marrin në shfrytëzim dy klinika private dhe stafin e tyre në pjesën veriore të vendit për shkak të ngarkesës së madhe të spitaleve publike.

Ministria e Shëndetësisë e vendit ballkanik tha se ka kërkuar që shtretërit në spitalet private të jenë në dispozicion të sektorit publik shëndetësor, por nuk ka qenë e mundur që të arrihet një marrëveshje e pranueshme.

Për këtë arsye, nga e premtja, ministria me detyrim i ka përgatitur dy klinika private dhe stafin e tyre në qytetin verior, Selanik, që është qendra e dytë më e madhe urbane dhe ku rastet me koronavirus po rriten me të madhe.

Qeveria ka vendosur masë të izolimit mbarëkombëtar der në fund të muajit. Dyqanet, shkollat, restorantet dhe të gjitha lokalet për zbavitje do të jenë të mbyllura nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit, shkruan The Guardian.

Personat që duan të dalin nga shtëpia mund ta bëjnë këtë vetëm për arsye të caktuara dhe duhet t’i informojnë autoritetet me mesazh telefonik ose të bartin me vete lejen e daljes. Sidoqoftë, nuk ka ndonjë kufi për kohën e daljes nga shtëpia apo sa herë njerëzit kanë të drejtë të dalin brenda ditës.

(Kosova Sot Online)