Lexoni edhe:
Prizren: Hajnat vjedhin ari me vlerë rreth 4000 euro dhe 4500 euro para të gatshme
Bashkimi Evropian është pajtuar që të paguajë mbi 10 miliardë dollarë për të blerë qindra miliona doza të vaksinës së zhvilluar nga kompanitë “Pfizer”, “BioNTech” dhe “CureVac”, ka bërë të ditur një zyrtar i BE-së i përfshirë në bisedime.
Sipas këtij zyrtari, Bashkimi Evropian është pajtuar që të paguajë nga 15 euro e 50 centë për një dozë të vaksinës së zhvilluar nga kompania amerikane “Pfizer” në bashkëpunim me kompaninë gjermane “BioNTech”, shkruan The Guardian.
Prizren: Hajnat vjedhin ari me vlerë rreth 4000 euro dhe 4500 euro para të gatshmeLexoni edhe:
Kjo nënkupton që BE-ja do të paguajë rreth 3.1 miliardë euro për 200 milionë doza, ndërsa çmimi mund të rritet në 4.5 miliardë euro, nëse Bashkimi Evropian e shfrytëzon mundësinë që të blejë 100 milionë doza shtesë.
Në një rast tjetër, BE-ja është pajtuar që të paguajë nga 10 euro për dozë për furnizim fillestar me 225 milionë doza të vaksinës së kompanisë “CureVac”, që është çmim me zbritje nga çmimi fillestar prej 12 eurove për dozë, që e kishte caktuar kompania.
Blerja e vaksinave nga shtetet e mëdha po vjen pas rezultateve pozitive në testimin e vaksinave në njerëz. Kompanitë “Pfizer” dhe “Moderna” kanë thënë para disa ditëve se vaksinat e tyre janë 95 për qind efektive.
(Kosova Sot Online)