Lexoni edhe:
Ambasadori Kosnett: I siguroj të gjithë se Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova
Autoritetet turke kanë lëshuar fletarrestime për 101 persona, përfshirë avokatë dhe mjekë, si pjesë e hetimeve që ato i cilësojnë si të lidhura me terrorizmin. Lajmin e bëri të ditur një burim i sigurisë.
Forcat e sigurisë e nisën operacionin nga provinca juglindore, Diarbakir, duke i kërkuar personat e dyshuar në katër qytete dhe gjithsej 106 adresa banimi, tha ky burim.
Ambasadori Kosnett: I siguroj të gjithë se Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga KosovaLexoni edhe:
Sipas këtij burimi, 74 persona të dyshuar tashmë janë arrestuar, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Besohet se të dyshuarit janë të lidhur me Kongresin e Shoqërisë Demokratike, të cilin burimi e cilëson si degë legjislative të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila në Turqi konsiderohet si grup i ndaluar me ligj.
Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, tha se autoritetet kanë gjetur armë, dokumente dhe materiale dixhitale në adresat e personave të dyshuar.
Milena Buyum nga organizata “Amnesty Interantional” tha se arrestimi i avokatëve bie ndesh me bisedimet e fundit për reforma juridike, të cilat gjithashtu janë përmendur nga presidenti turk, Rexhep Erdogan.
(Kosova Sot Online)