Intervista e fundit e Barack Obamas bëhet virale, ky është detaji që nuk u vërejt
Në episodin e fundit të The Oprah Conversation, Oprah Winfrey dhe ish-presidenti Barack Obama duket se janë ulur në të njëjtën dhomë, para një oxhaku, teksa bisedojnë. Por, në fakt ata nuk janë në të vërtetë në të njëjtën hapësirë.
Besoni apo jo, dyshja e zhvilloi këtë intervistë duke u ndodhur në skaje të kundërta: Obama nga një studio në Washington, D.C. dhe Oprah nga shtëpia e saj në Santa Barbara. Për shkak të masave të distancimit shoqëror, intervista u zhvillua në distancë – por falë inovacionit modern, ju ndoshta nuk e keni vënë re aspak.
“Përmes mrekullisë së teknologjisë, ne mund të jemi ballë për ballë në të njëjtën dhomë dhe nuk duhet të mbajmë maskë”, thotë Oprah në hapje të episodit. Presidenti Obama shton: “Me sa duket paskemi edhe zjarr!”
Ndërsa Oprah dhe Obama flasin për mënyrën se si e kanë kaluar secili karantinën e tyre, sfondi i Obamas kalon midis dhomës së ndenjes komode dhe një ekrani të gjelbër.
Duke u përballur me vështirësitë e udhëtimit të lidhura me COVID, Oprah shprehet për OprahMag.com se ndërsa ajo do të preferonte një takim të vërtetë, masat paraprake të sigurisë e bënë ekipin e saj të bëhej kreativ.
“Asgjë nuk krahasohet me të qenit realisht ballë për ballë, por kjo ishte mundësia më e mirë për ta zëvendësuar,” thotë Oprah.
Një ide fantastike që mund të jetë e ardhmja e intervistave për sa kohë të zgjasë pandemia.
Ajo thotë se u frymëzua nga episodi i parë i shfaqjes ditore teknologjike inovative të Drew Barrymore, i cili filloi në vitin 2020 mes pandemisë së koronavirusit. E ftuara, Cameron Diaz, dukej se ishte ulur në një karrige afër Barrymore – por ajo në të vërtetë ishte në një studio në Los Anxhelos.
Për të siguruar një sens të pandërprerjes totale, mobiljet identike të dy dhomave ishin rregulluar me matje “jashtëzakonisht të sakta”. Ekipet e prodhimit në D.C dhe Santa Barbara përdorën të njëjtat kamera, lente, ndriçim dhe pajisje audio, për të shmangur mospërputhjet.
Për të përfshirë teknologjinë e ekranit të gjelbër, ish-presidenti u udhëzua nga ekipi i prodhimit të mos vishte ndonjë veshje jeshile ose të bardhë apo këpucë me shkëlqim. Më tej, ai nuk mund të pinte ujë nga një gotë qelqi, pasi ajo do të “zhdukej” para ekranit të gjelbër, Oprah dhe Obama përdorën filxhanë çaji për të pirë ujë.
Është thuajse e pamundur ta vini re se Oprah dhe Obama nuk ndodhen përballë njëri-tjetrit.
(Kosova Sot Online)