Deputetja e VV-së sqaron fotografinë ku Saranda Bogujevci shihet me Ivica Daçiqin

  • E. /
  • 20 November 2020 - 15:15
Deputetja e VV-së sqaron fotografinë ku Saranda Bogujevci shihet me Ivica Daçiqin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pas deklaratave ndaj Saranda Bogujevcit.

Ajo tha se në fotografinë me Daçiqin ajo ka qenë aty për t`u treguar qytetarëve të Serbisë për krimet që i ka kryer ky shtet.

“Në 2013, Saranda u pa sy me sy me shtetin serb. Ekspozita e saj  “Bogujevci – historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”, nxiti reagime e kundërshtime në Serbi por Saranda ishte aty t’i qytetarëve të Serbisë të vërtetën dhe krime e shteti të tyre”, ka thënë ajo.

Lidhur me reagimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, Pacolli ka thënë se është pasqyrë e LDK-së dhe qeverisjes së saj.

“Ajo çfarë bëri z. Selmanaj është pasqyrë e qeverisë së LDK-së dhe AAK-së. Prandaj, z. Selmanaj bashkë me qeverinë Koti e disa deputetë të LDK-së dhe AAK-së duhet të fillojnë mbledhjen e gjësendeve të tyre e të lirojnë sa më parë objektin e qeverisë e të parlamentit. Ata nuk kanë më vend në institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Reagimi i plotë:

Saranda nuk e kishte shtetin e Kosovës prapa kur ballafaqohej me paramilitarët serb e kërkonte drejtësi për masakrën e Podujevës në mars 1999. Aty u vranë 19 civil në mesin e tyre gra, fëmijë e të moshuar. Saranda humbi nënën e anëtarë tjerë të familjes. Saranda mbijetoj për të treguar tmerrin e Serbisë mbi popullin shqiptar.

Në 2013, Saranda u pa sy me sy me shtetin serb. Ekspozita e saj  “Bogujevci – historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”, nxiti reagime e kundërshtime në Serbi por Saranda ishte aty t’i qytetarëve të Serbisë të vërtetën dhe krime e shteti të tyre.

Saranda ishte aty por shteti i Kosovës nuk ishte. Qeveria e Kosovës ishte duke bërë kompromise e duke shfajësuar Serbinë për krimet e bëra.

E dje, Saranda ishte në Kuvend të flas për të pagjeturit e trajtimin që po ua bënë kjo qeveri jolegjitime. Saranda edhe dje foli për gjenocidin serb e për të pagjeturit por qeveria e Kosovës e deputetë ngritën kundër Sarandës e rrjedhimisht kundër të gjithë neve.

Saranda as sot nuk e prapa qeverinë e shtetit të Kosovës por sot Saranda e ka prapa gjithë popullin shqiptar.

Ajo çfarë bëri z. Selmanaj është pasqyrë e qeverisë së LDKsë dhe AAK-së. Prandaj, z. Selmanaj bashkë me qeverinë Koti e disa deputetë të LDK-së dhe AAK-së duhet të fillojnë mbledhjen e gjësendeve të tyre e të lirojnë sa më parë objektin e qeverisë e të parlamentit. Ata nuk kanë më vend në institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)