Ish agjenti i SHIK-ut zbulon të vërtetën për trafikim organesh në “Shtëpinë e Verdhë: Nuk është Basha, ishte një shqiptar i Maqedonisë

  • G.g /
  • 21 November 2020 - 12:56
Ish agjenti i SHIK-ut zbulon të vërtetën për trafikim organesh në “Shtëpinë e Verdhë: Nuk është Basha, ishte një shqiptar i Maqedonisë

Ish eprori i lartë i UÇK-së, agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, është përfshirë me komentet e tij edhe në debatin dhe akuzat që janë përhapur këto ditë rreth përfshirjes së Lulzim Bashës në mbledhjen e “fakteve” për shtëpinë e verdhë dhe  dyshimet që janë ngritur për trafikim organesh nga pjesëtar të UÇK-së.

Miftari në profilin e tij në Facebook e ka demantuar përfshirjen e krye opozitarit Lulzim Basha në këtë  ndërmarrje dhe apostrofon një emër tjetër, shqiptar nga Maqedonia. Ai ka  ka publikuar edhe  një video ku flet  Artan Grubi, zëvendës kryeministër i Maqedonisë ka folur për misionin e tij.

Ai dëgjohet të thotë se ka punuar për Tribunalin e Hagës ku ka shkuar në Burrel ku kanë bërë hetime për ‘Shtëpinë e verdhë’.

Miftari thotë se ky është i implikuar edhe në rastin e Kumanovës kur u vranë shumë pjesëtarë të UÇK-së.

 Postimi i plotë i Naim Miftarit:

Jo Lulzim Basha por Artan Grubi, ky baloshi bishti i Ali Ahmetit ka gjurmuar për shtëpinë e Verdh në Shqipëri për pretendimet tendencioze të Dik Martit, i njëjti ishte i implikuar në rastin kur shumë ushtar të UÇK në Kumanovë ranë pre e mashtrimit të tij ku u pushkatuan pas dorëzimit kinse në OSBE..!

Nuk di kur por një dit sigurt ka mu qit pik në rastin e tradhtisë në Kumanovë por edhe te rastit të shtëpisë të Verdh në Shqipëri komplet propagandë Serbo-Ruse!

https://www.facebook.com/100000497353201/videos/4169535726406298/

(Kosova Sot Online)