![](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/23/200x200_ffffffffffffffffffffff1606125730.jpg)
Lexoni edhe:
Ismet Peja e kishte bërë testin e koronavirusit dhe kishte dalë negativ
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, duke e quajtur këtë si veprim që kryeministri Avdullah Hoti duhet ta marrë me doemos.
Ushtruesi i shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu në seancën e sotme plenare ka thënë se Selmanaj më nuk është i mirëseardhur në Kuvend.
Ismet Peja e kishte bërë testin e koronavirusit dhe kishte dalë negativLexoni edhe:
“Çdo ditë që kalon pa marrë masa konkrete për largimin e Driton Selmanajt nga pozita e zëvendëskryeministrit, është dëmtim, përveç se është fyerje për viktimat e krimeve të Serbisë në Kosovë. I apostrofuari këtu në Kuvend nuk është i mirëseardhur dhe ky është qëndrim i yni si grup parlamentar”, ka thënë Aliu.
Ai ka thënë paraprakisht se çështja e të pagjeturve është shtylla identitare e shtetit të Kosovës.
(Kosova Sot Online)