Hulumtim: Cilave institucione u besojnë qytetarët më së shumti dhe cilave më së paku?
Policia e Kosovës është institucioni më i besuar te qytetarët, sipas një hulumtimi të publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).
Hulumtimi ka nxjerrë se qytetarët vazhdojnë të kenë besimin më të lartë në Institucionet e Sigurisë krahasuar me Institucionet Qendrore dhe ato të Drejtësisë.
Sipas këtij raporti, rezulton se Policia e Kosovës e ka besueshmërinë më të madhe nga qytetarët me 47%.
E dyta radhitet ushtria e Kosovës, përkatësisht FSK-ja me 17%.
Në fund të listës renditen komunat, institucionet e drejtësisë, ato arsimore dhe partitë politike.
(Kosova Sot Online)