
Lexoni edhe:
LVV: Po përpiqen t’u ikin zgjedhjeve, s’ka president të ri me qeverisje të vjetër
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Komunën e Gjilanit.
Me këtë rast, Zemaj ka shprehur ngushëllime për gjithë ata persona që kanë vdekur si pasojë e virusit Covid-19 në këtë komunë.
Ai ka thënë para mediave se janë duke punuar në menaxhimin e pandemisë, dhe luftimin e këtij virusi.
LVV: Po përpiqen t’u ikin zgjedhjeve, s’ka president të ri me qeverisje të vjetërLexoni edhe:
“Dua të shpreh ngushëllimin tim për të gjitha jetët e humbura nga Komuna e Gjilanit në përballje me pandeminë Covid-19. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë po bëjnë gjithçka që është e mundur që t’i bëjnë ballë këtij virusi. Në tre javët e fundit kishim rritje të numrit të rasteve, fatmirësisht kemi stabilitet gjatë kësaj jave”, ka thënë ai.
Zemaj është shprehur se vizita e sotme në Komunën e Gjilanit ka të bëjë me avansimin e shërbimeve shëndetësore.
“Vizita e sotme ka të bëjë me mobilizimin, që ta ruajmë shëndetin publik dhe të bëjmë avansimin e shërbimeve shëndetësore në të gjitha nivelet e kujdesit parësorë. Interesimi ynë i vazhdueshëm është që të ngrisim kapacitetet tona. Ngritja e resurseve humane e përfshinë edhe Gjilanin”, ka theksuar ai.
Tutje, ai ka thënë se për të ndryshuar gjendjen me pandeminë, duhet të ndryshohen edhe sjelljet e qytetarëve.
Sipas tij, numri i rasteve të infektuara me Coronavirus në vend, është alarmante.
(Kosova Sot Online)