
Reagon Vetëvendosja: Kështu bëhesh diplomat kur je djali i Haxhi Shalës

Sekretari për marrëdhënie me jashtë në Lëvizjen Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti ka reaguar përmes Facebook’ut pas lajmit se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës është emëruar konsull në Pragë.
Ahmeti ka thënë se në Kosovë mund të ndjeken dy rrugë për t’u bërë diplomat.
Njëra është ajo ligjore e tjera si rasti i fundit “kur je djali i Haxhi Shalës.
“Rruga ligjore: Testim dhe intervistim në konkursin e jashtëm për t’u pranuar në MPJD. Nëse hapi i parë është i suksesshëm: minimalisht një vit punë në departamentet e MPJD-së dhe shkollim në Akademinë Diplomatike. Pas një viti pune fitohet e drejta për të kandiduar për gradën e parë (më të ulët) diplomatike. Nëse Drejtori i Përgjithshem e bën propozimin dhe Komisioni për Grada dhe Diciplinë e miraton kandidimin e pastaj Ministri/ja e nënshkruan rekomandimin e Komisionit, fitohet grada e parë (më e ulët) diplomatike. Nëse hapi i katërt është i suksesshëm: krijohet mundësia për të kandiduar në konkursin e brendshëm të rotacionit, kur të jetë koha e rotacionit. Nëse në garën e konkursit të brendshëm, pas vlerësimit të gradës, aftësive dhe vlerësimeve të eprorit, “mposhtë” në garë kandidatët e tjerë për pozitat e njëjta diplomatike, fitohet pozita për të shkuar në mision. Pas konkursit të suksesshëm, duhet të kalohen testet e sigurisë dhe pastaj diplomati niset në mision”, ka thënë Ahmeti, duke treguar edhe rrugën që e ka kaluar djali i deputetit të AAK-së.
“Rruga e djalit të Haxhi Shales për t’u bërë diplomat: E blen biletën e aeroplanit dhe niset për në mision diplomatik, si shef i misionit diplomatik pa kandiduar asnjëherë e pa punuar asnjë sekond në MPJD”, ka thënë ai.
Shkrimi i plotë:
Si bëhesh diplomat ligjërisht vs si bëhesh diplomat kur je djali i Haxhi Shalës.
Rruga ligjore:
1. Testim dhe intervistim në konkursin e jashtëm për t’u pranuar në MPJD
2. Nëse hapi i parë është i suksesshëm: minimalisht një vit punë në departamentet e MPJD-së dhe shkollim në Akademinë Diplomatike
3. Pas një viti pune fitohet e drejta për të kandiduar për gradën e parë (më të ulët) diplomatike
4. Nëse Drejtori i Përgjithshem e bën propozimin dhe Komisioni për Grada dhe Diciplinë e miraton kandidimin e pastaj Ministri/ja e nënshkruan rekomandimin e Komisionit, fitohet grada e parë (më e ulët) diplomatike
5. Nëse hapi i katërt është i suksesshëm: krijohet mundësia për të kandiduar në konkursin e brendshëm të rotacionit, kur të jetë koha e rotacionit
6. Nëse në garën e konkursit të brendshëm, pas vlerësimit të gradës, aftësive dhe vlerësimeve të eprorit, “mposhtë” në garë kandidatët e tjerë për pozitat e njëjta diplomatike, fitohet pozita për të shkuar në mision
6. Pas konkursit të suksesshëm, duhet të kalohen testet e sigurisë dhe pastaj diplomati niset në mision.
Rruga e djalit të Haxhi Shales për t’u bërë diplomat:
1. E blen biletën e aeroplanit dhe niset për në mision diplomatik, si shef i misionit diplomatik pa kandiduar asnjëherë e pa punuar asnjë sekond në MPJD.
(Kosova Sot Online)