Lexoni edhe:
Në Zelandën e Re rreth 100 balena ngordhin pasi mbesin në breg te detit
Autoritetet meksikane njoftuan të martën se kanë zbuluar një varrezë masive në rajonin perëndimor, Jalisco.
Sipas medieve lokale, në këtë varrezë që u zbulua në qytetin El Salto janë gjetur trupat e së paku 113 personave, shkruan Anadolu.
Në Zelandën e Re rreth 100 balena ngordhin pasi mbesin në breg te detit Lexoni edhe:
Tridhjetë trupa, përfshirë trupat e dy grave, tashmë janë identifikuar nga të afërmit, ndërsa puna për identifikimin e trupave tjerë është duke vazhduar.
Sipas Ministrisë së Brendshme, nga viti 2006 deri në vitin 2020, në varrezat masive që janë zbuluar në rajonin Jalisco janë gjetur trupat e 897 personave.
Në nivel vendi, nga viti 2006 janë gjetur 6.900 trupa në 4.092 varreza sekrete në mbarë territorin e Meksikës, bënë të ditur autoritetet.
Në Jalisco operon karteli i drogës “Gjenerata e Re e Jaliscos”, që është një ndër bandat më të dhunshme dhe më të fuqishme kriminale në Meksikë.
Ndryshe, Meksika është një ndër shtetet me më së shumti vrasje në botë. Në listën e qyteteve botërore me më së shumti vrasje për 100.000 banorë në vitin 2019, pesë të parat janë qytete meksikane.
(Kosova Sot Online)