![](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/25/200x200_555555555555555551606297151.jpg)
Lexoni edhe:
Një tigër sulmon një burrë, e hedh atë në një gropë të thellë
Besim Kodra, anëtar i Bordit për luftimin e pandemisë koronavirus, ka konfirmuar se iu është shfuqizuar dënimi për mosvendosje të maskës në veturë.
Ai një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes ‘Facebook’-ut të tij, duke thënë se meqë ka qenë i vetëm, nuk është obliguar ta vë maskën në makinën e tij.
Një tigër sulmon një burrë, e hedh atë në një gropë të thellëLexoni edhe:
“Një komision brenda Policisë së Kosovës ka aprovuar KUNDËRSHTIMIN tim ndaj denimit për mosvendosje të maskës në veturë. Kjo për arsye se kam qenë vetëm në veturë dhe nuk kam pasur obligim mbajtjen e maskës! Veç ta dimë ku jemi!”, ka deklaruar ai.
Para një muaji, Kodra është dënuar nga Policia e Kosovës, pavarësisht pozitës që mban, se nuk ka bartur maskë, ndonëse ka qenë i vetëm në veturë.
Mikrobiologu Lul Raka, e ka cilësuar të padrejtë këtë vendim të zyrtarëve policorë,
(Kosova Sot Online)