
Lexoni edhe:
Të akuzuarit nga Gjykata Speciale shkojnë përgjithmonë në “vdekje” klinike politike
Imami i njohur shqiptar në Zvicër, ish kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, Mustafë Memeti ka dënuar publikisht aktin terrorist që ndodhi mbrëmë në Lugano.
Gruaja 28-vjeçare, me shtetësi zvicerane, që ka sulmuar me thikë dy persona, ishte e njohur për organet e rendit si simpatizuese e organizatës terroriste të Shtetit islamik (ISIS).
Të akuzuarit nga Gjykata Speciale shkojnë përgjithmonë në “vdekje” klinike politike Lexoni edhe:
Policia ka prova se gruaja kishte shprehur simpati për milicinë terroriste IS, ka thënë Cathy Maret nga fedpol (Policia federale) për televizionin italian të Zvicrës RSI në konferencën e sotme për media. Ajo ishte e mbikëqyrur nga policia që nga viti 2017.
Imami Mehmeti, në një postim të tij në facebook ka shkruar si vijon:
“Ne dënojmë aktin terror në Lugano, Zvicër dhe i urojmë të plagosurit një shërim të shpejtë! Ky akt devijues dhe barbar është një akt djallëzor. #terrorizm #ekstremizm
Mulla Mustafë Memeti është një personalitet i njohur në Zvicër, për qën drimet e tij të qarta kundër ekstremizmit dhe shfrytëzimit të fesë për qëllime politike, për terrorizëm. Për këtë qëndirm të tij ai, pak vite më parë ai qe shpallur Njeriu i vitit i Zvicrës nga gazeta tages anzeiger.
(Kosova Sot Online)